Rituali i çuditshëm në studio, si të largoni energjitë negative

30 Nëntor 2020, 12:02

E ftuar ditën e sotme në “Rreze Dielli” ka qenë ekspertja e kristalo-terapisë Fjorza Mullaj, e cila na tregoi lidhjen midis gurëve të ndryshme dhe energjisë së tyre, e cila ndikon në gjendjen emocionale të gjithësecilit.                             

Ajo tregoi për ritualin të cilin mund të realizojmë nëpërmjet këtyrë gurëve, dhe djegies së sherbelës për pastrimin e energjive negative, këtë djegies të lëndës së sejxh ose sherbelë, ajo thotë se nuk mund ta durojnë të gjithë, sepse disa kanë demonë brenda vetes:

‘’ Kjo bën goxh tym, thojnë se disa njerëz nuk e durojnë dot, sepse kanë një demon brenda tyre, kanë një gjë me të cilën janë duke luftuar edhe po mundohen ta përmirësojnë, janë në një luftë me dicka dhe nuk mund ta durojnë. Gjithashtu kemi selenit që tham për frekuencën më të saktë për pufrikim, kemi dhe tumalin sepse mbron nga rreziku dhe është Kristal që përdoret ndër shekuj për tu pastruar nga e keqja e cfarëdolloj forme’’ thotë ajo, duke shpjeguar edhe mënyrën se si mund të realizojmë ritualin me këto produkte.