‘Roje objekti ditën, e mbasdite president’ Mero Baze ironi me Metën: Çdo qytetar që sheh këto skena, zë radhë për të ikur në planetin Mars

12 Mars 2021, 16:00 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 16:03:07

Analisti Mero Baze ka ironizuar veprimet e presidentit Ilir Meta ditën e sotme, teksa ka hyrë me dhunë në zyrën e FRD-së dhe ka nxjerrë jashtë efektivët e policisë.

Baze në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, shkruan se me këtë skenë çdo qytetar i botës nëse i thua që ky nuk ka dal nga çmendina, por nga zyra e presidentit, zë radhë për të ikur nga planeti, për në mars.

‘Ky tipi që punon paradite roje objekti, e mbasdite president, ka shqetësim pse ikin njerëzit nga Shqipëria. Me këtë skenë çdo qytetar i botës nëse i thua që ky nuk ka dal nga çmendina, por nga zyra e Presidentit, zë radhë për të ikur edhe nga planeti, për në Mars!’- shkruan Meta.