Roma avancon në Kupë, sfidon Juventusin në çerekfinale, ja të gjithë përballjet

17 Janar 2020, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2020-01-17 12:51:36

Do të jetë Roma rivalja e Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Verdhekuqtë kanë fituar me meritë 2-0 ndaj Parmës në stadiumin Tardini falë dygolëshit të shënuar nga Lorenzo Pellegrini. Roma bëhët kështu skuadra e fundit që siguron fazën çerekfinale.

Mesfushori Pellegrini të dy golat i shënoi në pjesën e dytë fillimisht me një të djathtë të bukur dhe llogaritë i mbylli në minutën e 76-të me penallti. Roma tashmë do të sfidojë Juventusin në 22 janar në fazën çerekfinale. Janë përcaktuar të gjithë çiftet çerekfinaliste të Kupës së Italisë ku fituesja e duelit Napoli-Lazio do të përballet me fituesen e Inter-Fiorentina ndërsa fituesi i përballjes  Milan-Torino do ndeshet me atë që do të triumfojë në betejën Roma-Juventus.