Ronaldo mposht COVID-in pas 19 ditësh, por mbetet ende në dyshim për ndeshjen e së dielës

31 Tetor 2020, 11:36

Të premten në mbrëmje Juventus lajmëroi se Cristiano Ronaldo, sportisti më i famshëm në botë, mposhti koronavirusin pas 19 ditësh luftë. 35-vjeçari që rezultoi pozitiv me 13 tetor, teksa ishtë i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë, sot do të mund të bashkohet në stërvitje me ekipin kampion të Italisë.

Infektimi i Ronaldo-s nuk kaloi pa zhurmë, pasi një ditë më pas ai udhëtoi drejt Italisë me një avion privat, detaj për të cilin ministri Vincenzo Spodafora tha se fituesi i 5 herë ‘Topit të Artë’ shkeli protokollin.