Ronaldo rikthen Juventusin te fitoret, Milani i pafat. Man.Utd bën paqe me Everton

15 Dhjetor 2019, 19:10 | Përditesimi i fundit: 2019-12-16 15:44:52

Juventus është rikthyer te fitoret në Seria A pas tre ndeshjeve pasi sot bardhezinjtë kanë mposhtur 3-1 Udinese-n, një sfidë ku për asnjë çast nuk u diskutuan tre pikët. Mjaftuan 9 minuta që kampionët në fuqi të kalonin në avantazh, me Ronaldon që në hyrje të zonës nuk gaboi me një të djathtë rrafsh me tokën. Disa minuta më pas do të ishte sërish portugezi autori i golit që dyfishoi rezultatin pas një asisti të Gonzalo Higuain. Para se të mbyllej pjesa e parë rrugën e rrjetës do ta gjente edhe kapiteni Bonucci, ndërsa për miqtë Pussetto në limitet e kohës së rregullt shënoi sa për statistikë.

Ndërkohë ndryshe nga Juventus, Milan është ndalur në një barazim pa gola me Sassuolo-n në javën e 16. Në San Siro-n e mbushur me më shumë se 62 mijë spektatorë kuqezinjtë pavarësisht rasteve të panumërta nuk e gjetën rrugën e rrjetës. Në disa raste ekipi i Piolit ishte i pafat, pasi vetëm Leao goditi shtyllën dhe tranversën. Kjo ishte ndalesa e parë për Milan pas dy fitoreve në javët e fundit.

Ndërkohë në Premier League Manchester United është ndalur në barazim me rezultatin 1-1 kundër Everton. ‘Djajtë’ para sfidës ishin shumë optimist duke parë fitoret me Tottenham dhe Manchester City, por në këtë ndeshje nuk ishte i mjaftueshëm goli i Woodward. Më herët një autogol i Lendelof kishte kaluar në avantazh Everton-in.

Tottenham-i i Mourinho-s ndërkohë nuk ka gabuar në transfertë Wolves pasi ka fituar me shifrat 1-2. Golat për ‘spursat’ i realizuan Lucas dhe Vertoongen.