Rrafshohet resorti PA LEJE i Mihal Kokëdhimës

21 Gusht 2019, 11:38

Dy Fadromat e IKMT kanë rrafshuar plotësisht resortin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Familjarët e Kokëdhimës janë lajmëruar që mbrëmë nga IKMT dhe kanë mundur të nxjerrin materialet jashtë pa bërë rezistencë. Ndërkohë IKMT do të vijoi punimet për të larguar inertet e resort 'Panorma' në mënyrë që bregu i detit të jetë i pastër dhe i lirë për pushuesit.