Rrebeshet e shiut krijojnë probleme me energjinë, OSHEE për Report TV: Ka këputje kabllosh e thyerje izolatorësh...

23 Shtator 2019, 23:13

Pas stuhisë që përfshiu Tiranën dhe vendin tonë pasditen e sotme, e kontaktuar nga Report Tv, OSHEE ka dhënë shpjegime rreth situatës elektrike.

Në kryeqytet ka patur disa herë luhatje të tensionit, ku nuk kanë munguar edhe ndërprerjet elektrike. Ndërsa OSHEE bën me dije se rajonet  më të prekura janë Durrësi, Kukësi dhe Burreli. Shkak i stakimeve të energjisë elektrike është moti i keq me reshje, erëra të forta dhe shkarkesa elektrike, që kanë përfshirë këto rajone pasditen e sotme dhe në vazhdim.

OSHEE sqaron se defektet janë kryesisht të llojit: Këputje përcjellësash, Thyerje izolatoresh, Dëmtime kabllosh etj

Sipas OSHEE nga brigadat e terrenit po punohet me intesitet të lartë për riparimin e defekteve kryesisht mbi rrjetet ajrore TL/TM/TU.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë qe sjell dhe vonesa ne riparimin e tyre për shkak te terrenit të vështirë ne te cilin kalojnë këto linja.

    No videos found.