Rrëfehet Dom Niko Sheldija: Si keci i humbur na ndihmoi të gjenim shpellën ku iu fsheh regjimit për një vit Dom Nikollë Gazulli

21 Gusht 2019, 19:50

MALËSI E MADHE- Dom Niko Sheldija, famulltar i Kishës së Shkrelit në Malësinë e madhe ka rrëfyer se si është bërë e mundur gjetja e shpellës ku i ishte fshehur regjimit komunisht për më shumë se një vit, Dom Nikoll Gazullit, një prej meshtarëve më të ditur të kohës. Gjithçka nisur nga një bari në Vrith të Malësisë Madhe ishte në kërkim të kecit që kishte humbur. Keci kishte rënë pikërisht në këtë gropë që të çonte te shpella e Dom Nikoll Gazullit. Prania e një krevati, një kove dhe një enë në atë shpellë ngjalli dyshime, të cilat u shuan pas dëshmive të banorëve të cilët e kishin në memorie Dom Nikoll Gazullit.

"Famullija e Shen Kollit Shkrel Malesia e Madhe. Njё lidhje e fortё shpirtёrore. Ndёr vite mё shoqёronte fotografia e Dom Nikoll Gazullit nё famulli ku shёrbej  Shkrel Malёsia e Madhe.