Rrëfimi i heronjve të 'heshtur' të verës, rojet bregdetare

22 Gusht 2019, 16:03

Mungesa e rojeve bregdetare, një gangrenë e mbartur prej vitesh në shqipëri, çka ka shkaktuar një numër të lartë viktimash, tashmë ka gjetur zgjidhje të paktën në plazhin e Spillesë në Kavajë.   Ata janë një grup të rinjsh me profesione të ndryshme, ku pjesa më e madhe e tyre  janë studentë.

Muajt e verës kanë vendosur që t’i kalojnë në dispozicion të pushuesve për të cilët jo në pak raste kanë qenë “herojnë”, pasi në momentin më të volitshëm e më të nevojshëm për ta, në çdo kohë të ditës, ata janë gati të hidhen në det për t’i shpëtuar. Më i riu prej tyre, Metjoni, tregon për kamerën tonë, rutinën e një dite të zakonshme pune. Ai shprehet se kjo është diçka më shumë se një vend pune, pasi kënaqësia dhe emocionet që  përjeton ndërsa shpëton  jetë, është e jashtëzakonshme. Por nga ana tjetër ka raste kur edhe është tronditur, pasi së fundmi një 70-vjeçar ndërroi jetë teksa futej të feskohej në ujërat e Adriatikun.  Pavarsisht, se i moshuari nuk kishte shenja jete,  Metjoni vazhdonte të besonte se duke i dhënë ndihmë, ai mund të rikthehej në jetë, por jo. Megjithatë, ai vazhdon të motivohet çdo ditë edhe më shumë për t'i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë në plazhin e bukur të Spillesë.