Rrëfimi i Zija Çelës për krijimtarinë letrare: Librin e parë e kam shkruar me kandil

19 Tetor 2019, 15:46

“Unë jam një murg që e mbaj vet çelësin e qelisë sime”, kështu e nis shkrimtari Zija Çela rrëfimin e çlirët mbi krijimtarinë e tij letrare për studentët e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë edhe Filologjisë teksa i këshillon ata, që të ndërtojnë vet ëndrrat e tyre. Ndonëse, tregon se jeton vetëm me bashkëshorten e tij edhe del shumë rrallë, ai shkruan një roman çdo vit, e prej kësaj nuk ndihet asnjëherë vetëm. I lindur edhe i rritur në qytetin e Shkodrës, në një familje me shtatë fëmijë, me pak bukë edhe pa libra, shkrimtari Zija Çela kujton dilemat që kishte për fatin e tij, që në vegjëli.

“Unë jam nga Shkodra. Kam lindur në një familje me shtatë fëmijë, kam qenë më i vogëli. Jam rritur në një shtëpi me shumë fëmijë, me pak bukë edhe pa libra. Kam pasur tre vëllezër edhe tre motra para meje, ndonjëri nuk përfundoi as shtatëvjeçaren. Por çdo të bëja unë, cili do të ishte fati im?”, rrëfen shkrimtari, që më tej kujton librat e parë që ka lexuar. Lira që i ruan edhe sot.