Rregullohet defekti, rikthehet uji në Tiranë

20 Shtator 2019, 21:58

Pas 24 orësh rikthehet uji në Tiranë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj njofton se defekti është rregulluar. Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që kanë punuar pa u ndalur 24 orë e në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubacionin e dëmtuar dhe rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.

Ai thekson se ata nuk u morën me spekulantët gjithologë, por punuan pareshtur për të risjellë ujin sonte! “Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar.  Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon”, thotë Veliaj.