I sëmuri mendor në Korçë tentoi t'i rrëmbejë nënës fëmijën nga dora, adoleshenti tregon si e ndaloi: E ndoqa me vrap

23 Maj 2020, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2020-05-23 14:28:29

Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 17 të Korçës është shënuar një ngjarje që ka shokuar qytetin, pasi një person i dyshuar me probleme mendore tentoi që të rrëmbejë një fëmijë rreth 4 vjeç.

Fëmija ka qenë me nënën në momentin që autori e tërhoqi me forcë duke tentuar ta rrëmbejë. Por ndërhyrja në kohë e disa të rinjve, banorë të lagjes parandaloi ngjarjen e rënda.