Rreziku nga bombolat e gazit/ Inspektori i 'ISHTI-t', për Report Tv: Asgjë nuk ndodh po u zbatuan rregullat, ja si të sigurohemi

15 Shkurt 2020, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2020-02-15 15:15:42

Bombolat e gazit janë kthyer në një problem serioz për jetën e përdoruesve dhe kjo sipas inspektorit pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial Riza Dokaj, vjen kryesisht nga përdorimi i tyre.

Vetëm një ditë më parë, në Ostren të Madh në Bulqizë, u dyshua se gazi i mori jetën një grua dhe dy fëmijët e saj, por pas verifikimeve me një grup ekspertësh është  konstatuar se bombola e gatimi me gaz në ballkonin e shtëpisë, ishte me siguresë të mbyllur dhe  në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.