Rreziku nga bombolat e gazit, specialisti ngre alarmin: Njerëzit “flenë” me vdekjen, plazhet pikë kritike

12 Korrik 2021, 09:36

Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit. Një zotëri që telefonoi dhe tha se është specialist i gazit ngriti alarmin kur sqaroi se njerëzit po flenë me vdekjen dhe sipas tij problemi më i madh është në zonat e plazhit.