Rreziqet e jetës në rrjetet sociale, flasin 'influencarët': Herë pas herë ndjehemi të kërcënuar dhe bullizuar! Sociologu: Të rinjtë të ecin me tendencat, por pa degraduar

24 Shtator 2021, 14:00 | Përditesimi i fundit: 2021-09-24 16:19:30

Rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh, duke sjellë sa përfitime, po ashtu edhe rreziqe. Keqpërdorimi i tyre krijon jo pak probleme shpeshherë, siç ishte edhe rasti i të riut Kozak Braçi, i cili u mor peng dhe u dhunua pasi publikoi një video duke ofenduar Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Transmetimi live i videos ku ai dhunohej nga vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, ngriti 'kambanën e alarmit' për mënyrën se si po përdoren rrjete sociale dhe si po degradon rinia.