Rrëzohet helikopteri privat në Kaliforni, vdes tragjikisht legjenda e basketbollit Kobe Bryant

26 Janar 2020, 21:50

Sporti në zi. Ndërron jetë në mënyrë tragjike nga një aksident ish-basketbollisti i njohur i NBA-së Kobe Bryant. Mediat botërore raportojnë se legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror humbi jetën nga një aksident ajror, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Kaliforni.

Po sipas medieve amerikane, kampioni 41-vjeçar ishte në bordin e helikopterit të tij privat me të paktën tre persona të tjerë, përveç pilotit. Të gjithë humbën jetën. Helikopteri u përfshi nga zjarri në momentin e rrëzimit duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi. Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers