Rriten shpresat për Shqipërinë/ Pfizer nënshkruan marrëveshje për furnizimin e COVAX me vaksina

22 Janar 2021, 14:00

Kompania Pfizer dhe BioNTech ka rënë dakord për të dhënë vaksinën e saj, mekanizmit të COVAX, i cili planifikon tu sigurojë vaksina vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Nuk ka ende një numër të përcaktuar të dozave, por duke marrë në konsideratë edhe vështirësitë në

COVAX shpreson të arrijë të sigurojë të paktën 2 miliardë doza të vaksinës për vendet në zhvillim dhe të varfra.  Dhe planifikon të shpërndajë 1.8 miliard doza për 92vendet e varfra  duke siguruar vaksinimin e 27% të popullsisë së tyre. Edhe Shqipëria është bërë pjesë e kësaj skeme , prej të cilët pret sigurimin e 1 400 000 dozave dhe për të cilat vendi ka paguar 4 milionë $. COVAX , ka arritur të nënshkruajë marrëveshje më parë me AstraZeneca/Oxford, Novavax Johnson and Johnson dhe me Sanofi/GSK, asnjëra prej të vaksinave nuk ka marrë miratimin për përdorimin emergjent, përveç Astra Zenecës, e cila ka filluar të përdoret në Mbretërinë  e Bashkuar.