Rritet numri i i të prekurve nga fruthi në Shqipëri, ISHP bën thirrje për vaksinim

19 Shkurt 2019, 14:21

Instituti i Shëndetit Publik i kë bërë thirrje qytetarëve të vaksionohen pasi numri i të prekurve nga fruthi është në rritje. Sipas ISHP numri i të prekurve gjatë vitin 2019 është 91, ndërkohë që grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç.

Njfotimi i plotë i ISHP:

Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të vaksionohen pasi vihet re se numri i rasteve të prekur nga fruthi është në rritje. ISHP bën me dije se për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.
ISHP informon qytetarët se për vitin 2019 numri i të prekurve me fruth është 91 raste (pozitive).

Sipas të dhënave të ISHP grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve 55 raste(60.4%), Lezha 10 raste(11%), Durrësi 7 raste(8%).

Ndërkohë vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

 Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.