Rritja e pagës minimale të shoqërohet me lehtësi fiskale për biznesin! Alban Zusi: Rrogat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen

26 Shtator 2020, 14:38

Nëse rritet paga minimale, duhet të ulet barra fiskale për biznesin. Kjo është kërkesa e sipërmarrësve pas njoftimit të kryeministrit për të mos pasur paga nën 30 mijë lekë. Ish-zëvendësministri i Bujqësisë Alban Zusi propozon ulje taksash për privatin si dhe pagat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen.