Rrjedhje nga bombola e gazit, përfshihet nga flakët një shtëpi në Malësi të Madhe, plagoset e zonja e shtëpisë

7 Korrik 2021, 09:42 | Përditesimi i fundit: 2021-07-07 11:57:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para  të mëngjesit të ditës së sotme. Në një shtëpi në fshatin Polvar, Njësia Administrative Qendër Malësi e Madhe ka marrë flakë bombola e gazit dhe njëra prej dhomave të shtëpisë është përfshirë nga zjarri.