Rrobat e mamit dhe të gjyshes rikthehen në modë! Të ftuara Alma Çelaj dhe Stela Sallaku

8 Shkurt 2019, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2019-02-08 15:43:44

Shumë stilistë pohojnë se rrobat e “gjyshes” janë kthyer sërish në modë. Ndaj mos u mërzisni nëse nuk keni veshjet e tendencës së momentit, sepse mund ti vijë dita shpejt që të rikthehen sërish në modë. Kështu po ndodh edhe së fundmi me disa tendenca klasike që dikur ishin shumë në modë dhe janë rikthyer sërish. Pikërisht për këtë temë u diskutua mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” me të ftuarat Stela Sallaku, stiliste dhe Alma Çelaj moderator e emisionit “Si të vishemi”. Përshtatja duhet bërë jo vetëm në stil por edhe në përmasa dhe sipas Stelës, pesha dhe përmasat trupore ndikojnë shumë në zgjedhjet tona të veshjeve.

Patjetër që ndikon. Moda thuhet që është bërë për të zvogëluar defektet që mund të ketë një trup. Jo domosdoshmëisht jemi perfektë, askush nuk është perfekt, por ka veshje perfekte që të bëjnë të dukesh perfekte. Psh. Jo cdo masë trupi mund të veshë një palë pantallona me kuadrate sepse kuadratet të zgjerojnë akoma më shumë. Kjo edhe në varësi të kuadratit. Kuadratet e mëdhaja kanë më shumë tendencë që të të zgjerojnë dhe shkurtojnë , kurse kuadratet e vogla janë më pak problematike.