'Rruga e Arbrit e paplotë', Mziu akuza qeverisë: Kishte mbaruar 80% e punës gjatë PD-së, mbeti ëndërr! Ministrja e infrastrukturës: Ne i bëjmë realitet

7 Korrik 2022, 14:42

Në interpelancën e thirrur nga ish deputeti Xhelal Mziu ndaj ministres së infrastrukrës Belinda Balluku ky i fundit ka folur rreth projektit, sipas tij ende të paplotë për Rrugën e Arbrit.

Sipas tij, kjo rrugë mbeti një ëndërr, pasi sipas tij gjatë kohës kur PD ishte në pushtet kishte mbaruar punimet e saj me 80% ndërsa me ardhjen e rilindjes u deshën vite për ta përfunduar. Pas fjalës së tij, ministrja u shpreh se nëse opizita ka një ëndërr detyrimi i qeverisë Rama është ta bëjë realitet.