Rruga Rrëshen- Burrel tërësisht e amortizuar, banorët: Nuk është marrë asnjë masë

17 Gusht 2019, 22:05

MIRDITË- Aksi rrugor Rrëshen-Burrel është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve që zgjedhin këtë rrugë për të shkuar drejt  Rrëshenit, Burrelit Klosit apo Peshkopisë.

Pavarsisht se është ndërtuar vetëm disa vite më parë kjo rrugë po shkon drejt degradimit total. Në të gjithë gjatësinë e saj ajo ka pësuar çarje dhe rrëshqitje, duke u bërë mjaft e rreziksheme për kalimtarët, siomos gjatë natës, për shkak se mungon ndriçimi publik.

''Para disa vitesh është bërë kjo rrugë. Vendosën dhe kamionat e mëdhejn e prishën edhe më tepër. Cilësi nuk ka fare. Kam punuar vetë në mirëmbajtje. Na e kanë marrë shpirtin. Ndërsa tani nuk punon asnjë njeri. Tani marrin rrogën dhe ikin në shtëpi. Është ndarë rruga gjysëm për gjysëm.''- tha një banorë e Mirditës.

Ankesat për këtë rrugë mjaft të rëndësishme kanë qenë të shumta, por pavarsisht kësaj dhe rrezikut që ju kanoset qytetarëve ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitmin e saj.