Rrugëtimi i këngëtares Rosela Gjylbegu, nga 'Ethet' deri më sot

24 Maj 2019, 15:20 | Përditesimi i fundit: 2019-05-25 12:18:28

Megjithëse atë e njohim si një këngëtare, së fundmi emri i saj ka qenë i lakuar nëpër portale për shkak të disa zënkave me persona të njohur të ekraneve shqiptare. Megjithatë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv Rosela Gjylbegu ka thënë në mënyrë të përgjithshme se ajo është një njeri jokonfliktual dhe se janë të tjerët ata që i kanë rënë më qafë.

"Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafë, po patjetër. Më ranë në qafë, kurrë si kam rënë askujt në qafë, tek të dy rastet.",- ka thënë këngëtarja në "Rreze Dielli"

E pyetur për raportin aktual, Rosela është përgjigjur:

"Po akoma nuk kemi mbërrit te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë pubkliku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak."

Ka kohë që i mungon publikut me projektet e saj muzikore, por në “Rreze Dielli” në Report Tv, Rosela premtoi se së shpejti do të sjellë një videoklip për të gjithë fansat e saj. Sa i përket tregut muzikor shqiptar, këngëtarja nuk e sheh atë si komod për të punuar. Sipas saj artistët shqiptarë duhet patjetër të punojnë, ndërkohë që të gjithëve do u pëlqente të performonin në skena të mëdha ku artisti ndihet vërtet i respektuar.