Rrugëtimi i Klevis Saliaj mes muzikës dhe televizionit

23 Korrik 2019, 14:41

Ka që prej vitit të kaluar që moderatori dhe këngëtari Klejvis Saliaj ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë. E si gjithmonë pas këtij hapi të rëndësishëm të gjithë i kanë sytë nga çifti i ri, në pritje që dashurisë tashmë ti vijë një beb. Kësaj pyetje që me siguri Klejvisit ia bëjnë çdo ditë, nuk ka shpëtuar pa ia bërë edhe moderatori Alban Musa. Duke qeshur Klejvis ka thënë se është ende herët, duke lënë vitin tjetër si periudhën që dëshiron të bëhet baba.

"Nuk kemi asgjë. Me dëshirë të plotë, por për momentin nuk është në planet tona. Vitin tjetër",-tha Saliaj i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Rreze Dielli".

Klejvis Saliajn e kemi parë nëpërmjet ekranit herë si moderator e herë si këngëtar. Së  fundmi ai ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor të titulluar “Ajo që dua” .