“Në Librari” vjen me 4 tituj të rinj.Nga “Valeria"i Sara Stridsberg tek “Kokëmushka"i Edmond Budinës

4 Prill 2021, 22:44 | Përditesimi i fundit: 2021-04-05 07:48:50


Historiani i artit Rubens Shima boton studimin “Posteri Shqiptar-Një histori e shkurtër e imazhit të propagandës”. Shima përmes 250 ilustrimeve, në pesë periudha kohore trajton ecurinë e posterit në vendin tonë nga viti 1900 deri në 1990-n.


Granit Zela rikthehet pas dhjetë vitesh tek lexuesi, si autor i librit me tregime “Secili shkruan tregimin e vet”. Gjithçka që ndodh në realitetin tonë ekonomik, social, politik e kulturor, sipas Zelës, mund të jetë subjekt për t’u rrëfyer nga një shkrimtar shqiptar


Romani “Kokëmushka: i Edmond Budinës rrëfen kalvarin dhe ëndrrat e një vajze të dashuruar edhe të rritur në një shoqëri maskiliste. e cila duhet të përballet me shumë peripeci, derisa gjen forcën për t’u ngritur sërisht. 


Romani “Valeria” i autores Sara Stridsberg vjen nën shqipërimin e Sokol Demakut. Një rrëfimtar i paemër viziton dhomën ku vdiq feministja radikale Valeri Solanas Solanasi, sallën e gjyqit ku u shpall fajtore për vrasje në tentativë të regjisorit Andi Ëarholit (Andy Ëarhol), djerrinat e Georgias ku kaloi fëmijërinë e u përdhunua sistematikisht dhe spitalet psikiatrike ku u mbyll.