Rudina Hajdari: Ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

12 Shtator 2018, 13:23

TIRANË- Ditën e sotme në kryeqytet janë zhvilluar homazhet për 20-vjetorin e vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari.

Me moton: “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, figura të rëndësishme të politikës në vend kanë kujtuar një prej figurave më të rëndësishme të demokracisë shqiptare.

Gjatë fjalës në cermoninë përkujtimore, vajza e Azem Hajdarit,  Rudina Hajdari tha se i ati i saj e nisi rrugëtimin e tij politiku kur ishte fare i ri.

Sipas saj ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vjet, njerëz të tjerë nuk mund ti realizojnë dot as në 7 jetë.

“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt Atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.

Po ashtu i ftuar është dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili tha se: “Azem Hajdari është një gurë i përmasave epokale dhe ka dhënë një mesazh të pavdekshëm dhe të përjetshëm për të gjithë shqiptarët”.