Rudina Hajdari reagon pas debatit me të riun: incidente të tilla...

26 Shtator 2019, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2019-09-26 13:35:44

SHKODËR -  Një debat i pazakontë ka ndodhur mes deputetes Rudina Hajdari dhe një djali të ri, teksa kryetarja e grupit parlamentar demokrat po mbante fjalë në shkollës "Shejnaze Juka' në qytetin e Shkodrës në kuadër të ditës të gjuhëve të huaja.

Teksa deputetja fliste në sallën e mbushur me nxënës, një djalë i ri është ngritur në këmbë duke ju drejtuar: "A e njeh Azem Hajdarin? Ai ka luftuar për demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin. Ti je shtojcë e Edi Ramës, je një turp".Mënyra e reagimit të deputetes Rudina Hajdari, vajza e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, ishte gjithashtu i pazakontë. Nuk ka zgjedhur t'i heqë të drejtën e fjalës të riut, por ka debatuar me të. madje i ka afruar edhe mikrofonin me dorën e saj, që fjalët e tij të dëgjoheshin tek gjithë të pranishmit.

Rudina Hajdari e ftoi vetë të riun t'ia thotë mendimin e lirë përballë dhe pasi e dëgjoi acarimin e tij tha që është kjo pikërisht ajo çka po bën politika, po ndanë njerëzit në të djathtë dhe në të majtë.

Nga sa mëson Shqiptarja.com, djali nuk është nxënës i shkollës "Shejnaze Juka", pra është një person që ka ardhur nga jashtë në këtë aktivitet, ndoshta me qëllimin për të krijuar situatën që ndodhi.  E gjitha sa ndodhi u përshëndet nga nxënësit e shkollës, të cilët nisën të duartrokasin duke thërritur në kor emrin e Rudina Hajdarit.Në përfundim të këtij aktiviteti, deputetja Rudina Hajdari zgjodhi të mos i japë rëndësi asaj çka ndodhi me të riun, duke e përqendruar fjalën e saj para gazetarëve, tek nevojat e domosdoshme për një arsim me cilësor. Madje bëri të ditur se edhe shkolla me emrin e babait të saj në Shkodër "Azem Hajdari", rrezikon të mbyllet si pasojë e mungesës së kushteve.

    No videos found.