Rudina Hajdari: Lulzim Basha kërkon të sabotojë punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore

16 Tetor 2019, 10:11 | Përditesimi i fundit: 2019-10-16 15:20:09

TIRANË- Një plan i mirëmenduar nga kryedemokrati Lulzim Basha me qëllim spostimin e saj si figurë politike dhe sabotimin e Reformës Zgjedhore! Kështu është shprehur deputetja Rudina Hajdari, dy ditë pas shkarkimit të saj fshehtas nga grupi parlamentar demokrat dhe emërimin dhe zëvendësimin nga Korab Lita, teksa zbuluar edhe prapaskenat e mbledhje ku u "gatua" shkarkimi.

"Tepër e rëndësishme. Në sot duhet të merreshim me hapjen e negociata, nga tre persona qe ka për qëllim që të sabotojë Reformën Zgjedhore dhe këtu dalim tek Lulzim Basha. Tentativë që të spostohet roli im. Ne na intereson që të hapen negociata, nëse jo e dini shumë mirë se kush është fajtor. Rama dhe Basha. Këta persona që kërkojnë spostimin tim, nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentativë e imponuar dhe e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Lita, Zeneli dhe Elezi. Këta tre persona nuk ka për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se po ndodh nga jashtë. E kundërta, do të forcohemi akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit. Ju e dini kush janë kundër, Basha dhe Rama", tha Hajdari.Ajo ka konfirmuar se i është kërkuar nga deputetët e grupit që drejton, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që të japë dorëheqjen, por tha se për shkak të detyrave të saj si kryetare e komisionit të Integrimit, por edhe të Reformës Zgjedhore, kërkoi një javë kohë që ta mendonte si propozim, duke qenë se kjo javë është vendimtare për vendin, në pritje të një përgjigje vendimtare nga BE-ja. Arumenti që kishin përdorur pkëtë kërkesë, siç Hajdari tha, ishte 'ti je e lodhur për të bërë këtë punë'. Megjithatë, me një skenar të mirëpërgatitur të "urdhëruar" nga jashtë, siç ajo shprehet, këta tre deputet e bënë fakt të kryer dhe nisën procedurat për shkarkimin e saj. Duke u ndalur tek firmat e deputetëve dhe më pas dorëheqjen e tyre, të Halit Valterit dhe Fatjona Dhimitri, Hajdari tha se janë gënjyer nga Lita, duke u thënë se Hajdari kishte dhënë dorëheqjen dhe për këtë njoftoi se po përgatit shkresën për Kuvendit me të gjitha parregullsitë e dokumentit për shkarkimin e saj.