Jeta mes familjes dhe gazetarisë, e ftuar moderatorja Jonida Shehu

26 Shtator 2019, 12:53 | Përditesimi i fundit: 2019-09-26 15:10:50

Sot e ftuar ne emisionin "Rreze Dielli" ne Report Tv ishte gazetarja dhe moderatorrja e mirnjohur Jonida Shehu e cila na tregoi per femijerine, profesionin qe ka zgjedhur te beje dhe familjen e saje.Me një eksperiencë 17-vjeçare Jonida Shehu është sot një nga gazetaret e njohura të ekraneve shqiptare. Shumë emisione televizive dhe mbi të gjitha shumë të ftuar kanë kaluar në sitën gazetareske të Shehut.

Aktualisht ajo është moderatore dhe autore e programit “Soiree” në Top Channel, por vite më parë ajo ka prezantuar programin “Pasdite në Top Channel”.

Moderatorja e njohur Jonida Shehu, është pyetur për konkurrencën që ka patur me Rudina Magjistarin, por edhe për “rivalin” e saj aktual, Blendi Fevziu .

"Ishte një fat që kur unë moderoja pasditen në “Top Channel”.”  Nuk kam arritur të jem perballë Rudinës si ndodh tani, pasi në atë kohë ne kishim përballë një telenovelë indiane, ndërsa me Blendin sigurisht kemi qenë në të njejtin orar pjesën më të madhe ,por mendoj që secili nga ne ka atë tunelin e tij”, është shprehur Jonida.