Rusia i ndalon hyrjen presidentit të PE, David Sassoli dhe 7 eurodeputetëve! BE: Nuk frikësohemi, veprimet e papranueshme

1 Maj 2021, 12:48

Në përgjigje të masave kufizuese të futura në 2 dhe 22 Mars kundër gjashtë shtetasve rusë, Moska sanksionoi presidentin e Parlamentit të BE, David Sassoli dhe 7 udhëheqës të tjerë evropianë, duke i ndaluar ata të hynin në vend. Kjo u njoftua nga Ministria e Jashtme Ruse, cituar nga agjencia Ria Novosti.  Në një deklaratë të BE-së vendimet e Moskës u cilësuan si " të papranueshme".