Sa like marrin politikanë shqiptarë në Facebook? Rama në krye, surprizon Topalli... Meta dhe Kryemadhi të fundit

31 Tetor 2020, 21:03

TIRANË- Ndërkohe që çdo forcë politike propagandon sondazhet e veta në të cilat të gjithë dalin fitues dhe që në të vërtetë asnjëri nuk i tregon, një test në pëlqimin e politikanëve vjen nga Facebook.

Pa dashur t’i japim këtyre të dhënave asnjë vlerë absolute, por vetëm një tendencë pëlqimi nga ana e botës së social-mediave (një kriter i përdorur nga të gjithë politikanët perëndimorë), llogaritëm mesataren e pëlqimeve (like) të marra nga disa nga protagonistët kryesorë të politikës në 10 postimet e tyre të fundit në facebook. Dhe rezultati (i verifikueshëm nga secili pasi të dhënat janë online) nuk i lë hapësirë dyshimeve: Edhe pse pjesa më e madhe e mediave online dhe analistëve janë kundër Edi Ramës (ose ndoshta pikërisht falë kësaj) kryeministri vazhdon ta fitojë betejën e pëlqimit në mediat sociale.