“Sa të ketë ngjala nuk do kapen peshqit e mëdhenj”, qytetari: Politika fajtore, jetojnë si në parajsë

14 Tetor, 10:32 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 13:09:04

A do të ndëshkohen ndonjëherë zyrtarët e lartë të korruptuar? Kjo ishte tema e diskutimit mëngjesin e sotëm në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një telefonues nga Tirana tha me batutë se : “ Sa të ketë ngjala peshqit e mëdhenj nuk do të kapen” duke lënë të nënkuptohej se politikanët bëjnë kompromise për të shpëtuar veten. Zotëria e mbylli duke thënë se klasa politike jeton si në parajsë.

b.ha./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha