Safet Butka: Jo luftës civile, shqiptari i vetmë që mund të vras është vetja ime!

9 Prill, 20:45

Pas prishjes nga komunistët të Marrëveshjes së Mukjes, gusht 1943, filloi lufta civile e nxitur nga jugosllavët,. Natyrisht, mësymja komuniste në luftën për pushtet dhe për komunizëm përfshiu gjithë krahinat e Shqipërisë në një luftë shkatërimtare dhe e përgjakshme. Edhe Safet Butka, që ishte misionari i bashkimit mes shqiptarëve dhe i bashkëpunimit në luftën për liri, u rrethua më 19 shtatot 1943 nga forcat komuniste në Teqen e Melçanit, katër ditë pas betejës së përbashkët me partizanët në Pocestë. Safet Butka nuk pranoi të luftonte kundër partizanëve:“Nuk kemi dalë të vrasim shqiptarët” dhe deklaroi: “Të parin dhe të vetmin shqiptar që unë mund të vras, është vetja ime”. Kështu ai vrau veten që të mos niste luftën vëllavrasëse.

 

Kategori të tjera