Sakrificat, ëndrrat dhe ambiciet e një kampione të Bodybuilding

29 Qershor 2022, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2022-06-29 14:23:51

25 sportistë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë pak javë  më parë në kampionatin e 5 kombëtar të bodybuilding në Gjirokastër. Gara ishte e ndarë në disa kategori, ndërsa risia e këtij kampionati ishte pjesëmarrja për herë të parë e një vazje në kategorinë e bikini fitnes. Xhenis Rama për më tepër mori edhe një kupë.

Në një intervistë në emisonin “Rreze Dielli” ajo rrëfeu për eksperiencën e saj si kampione.