Salianji: Më e ndershme të hapësh partinë tënde, sesa të bësh sikur digjesh për PD-në!

2 Dhjetor 2020, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 18:48:22

TIRANË- Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i bindur se partitë e reja do të dëmtojnë mazhorancë, kurrsesi opozitën. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Salianji nuk i kurseu edhe ironitë.

" Është më e ndershme të jesh në një parti dhe të tregosh qartë qllimet e tua se sa të bësh sikur digjesh,  të dhëmb PD,ndërkohë që bën duvanë e dikujt tjetër, nuk dëmtohet opozita, një pjesë prej të cilave do të marrin votat që ia kanë dhënë Ramës, kështu që dëmtohet mazhoraca, e cila ka financuar këto parti me qëllim që të na dëmtonte ne. Qytetarët e kanë parë, se kush qëndorn përtej drejtuesve, që kanë shkelur personalitetin e vet për të qenë patericë e Ramës, këtë nuk e kam për të gjithë. Do e dëmtojnë rëndë mazhorancën", tha Salianji.

Ai tha se opozita është e hapur për të krijuar koalicion me çdo parti që është kundër qeverisjes së Ramës.

"Ne u kemi bërë thirrje, për të bashkuar dha bashkerenditur kushti që është kundër qeverisjes së Ramës, prandaj është koalicioni më i madh që kemi pasur në këtë vend", tha ai për Report Tv.

Duke u ndalur te mënyra e fushatës që PD-ja po organizon në kushtet kur është e ndaluar grumbillimet mbi 10 veta, Salianji i shpreh se kryesore për demokratët është shëndeti dhe pastaj planet në aspektin politik. Në fjalën e tij, ish- deputeti hodhi akuza për mazhorancës, sipas së cilit po shkel ligjet,

"Interesi parësor i PD-së është interesi i qytetarëve, bizneset që në izolimin e parë patën shumë kosto. Kryesore është shëndeti i qytetarëve dhe më pas vjen dhe planet e PD-së. Takimet ne i kemi zgjedhur në forma të tjera për të mos përhapur virusin ndërkohë që PS bën grumbullime të mëdha. Gjysma e deputetëve të PS janë të infektuar. Ne kemi nisur një organizim në strukturë për të pasur kontakte me anëtarësinë, jemi gjithë kohën në kontakt", përfundoi ish- deputeti.

 

    No videos found.