'Saliu, një mjek që nxjerr helm kundër vaksinës', irritimi i qytetarit ndaj Berishës: Kur do e mbyllë gojën?

4 Prill 2021, 11:08

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një prej telefonuesve foli për përfshirjen e politikanëve në opozitë në cështjen e sigurimit të vaksinave dhe procesit që ka nisur tashmë masisvisht. Duke u ndalur në qëndrimet e ish-kryeministrit Berisha ai tha se në pozicionin e mjekut atij nuk I takon të bëjë propagandë kundër vaksinës dhe kërkoi që të mbyllë “gojën” për këto cështje dhe të mos “helmojë” më shumë me deklarata të errëta kundër një procesi që është një e mirë publike për të gjithë.