Sallatë e freskët verore me shalqi nga zonja Albana

9 Korrik, 11:22 | Përditesimi: 9 Korrik, 11:22

Sallatë e freskët verore me shalqi

Përbërësit:

  • 100 gr shalqi
  • 100 gr pjepër
  • 50 gr djathë të bardhë
  • 150 gr kastravec
  • 10 gjethe mente
  • 10 kokrra ullinj
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Nga një shalqi ndajmë gjysmën dhe e presim në kubikë të vegjël ose me lugë në forma të rrumbullakëta (sipas dëshirës mund të vendosim dhe pjepër). Presim kastravecin dhe djathin e bardhë në kubikë dhe i vendosim përbërësit në një sallatiere duke shtuar ullinjtë dhe gjethet e mentes. E marinojmë sallatën me pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.

MC/Shqiptarja.com