Sallatë me cous cous dhe avokado nga zonja Vjollca

17 Qershor 2021, 10:55

Sallatë me cous cous dhe avokado

Përbërësit:

1 gotë cous cous

1 gotë ujë të valuar

1 spec I kuq ose I verdhë

2 domate dhe 1 kastravec

3 qepë të njoma

1 tufë majdanoz

1 avokado

1 grusht nenexhik

1 limon

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi   

Përgatitja:

Valojmë ujin dhe shtojmë në tepsinë ku kemi vendsour kus kusin dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë e përziejmë dhe më pas e mbulojmë me celefon. Erzat I grijmë hollë dhe të gjtihë perimet I presim në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm.

Pasi kus kusi të ketë përthithur ujin për 10 minuta e zbulojmë dhe e thërrmojmë me pirunin. Shtojmë perimet të prera në kubikë, erzat, kripë, piper, vaj ulliri I përziejmë të gjithë sëbashku dhe gati për ti shërbyer.