Sallatë me kunguj të skuqur
Përbërësit:
- 1 kg kunguj
- 2 lugë gjelle miell
- ½ filxhan çaji vaj për skuqje
- 2 kokrra hudhra
- 2 lugë gjelle uthull
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar lehtë me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. U shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe sipër u hidhen hudhra të shtypura, vaj ulliri dhe uthull. Shërbehen me pak kos të freskët.




















