Sallatë me mel, kastravec turshi dhe ullinj nga zonja Mirela

15 Tetor, 10:57 | Përditesimi: 15 Tetor, 10:57

Sallatë me mel, kastravec turshi dhe ullinj

Përbërësit:

  • 250 g mel Teuta
  • 1 spec i kuq
  • 2 vezë të ziera Ovvital
  • 5-6 kastravec turshi
  • 5-6 domate e thatë
  • 6-8 ullinj të zinj
  • Vaj ulliri extra
  • Limon
  • Majdanoz
  • Mente
  • Borzilok
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Melin e shpëlajmë mirë me ujë të rrjedhshëm edhe e vendosim të ziejë në ujë me kripë derisa të zbutet. E vendosim në një tas ku e lëmë të ftohet pak duke e hapur edhe më pas shtojmë përbërësit e tjerë të prerë në kubik: specin, domatet e thara, kastravecin turshi, ullinjtë dhe vezët e ziera. Në fund e marinojmë me limon dhe vaj ulliri.

MC/Shqiptarja.com