Sallatë me patate të ziera nga zonja Albana

20 Korrik, 11:17 | Përditesimi: 20 Korrik, 11:17

Sallatë me patate të ziera

Përbërësit:

  • 800 gr patate
  • 1 qepë e kuqe e vogël
  • 2–3 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Lëngu i 1 limoni ose 2 lugë uthull
  • Kripë, piper i zi i sapobluar

Përgatitja:

Ziejini patatet me lëkurë për 20–30 minuta, derisa të zbuten. Lërini të ftohen pak, qërojini dhe pritini në feta ose kuba. Vendosini në një tas dhe shtoni qepën e kuqe dhe majdanozin. Hidhni vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Përziejini me kujdes që patatet të mos shpërbëhen. Lëreni sallatën të pushojë 10–15 minuta para se ta shërbeni.

MC/Shqiptarja.com