Sallatë me qiqra dhe perime nga zonja Vjollca

7 Korrik 2021, 10:44

Sallatë me qiqra dhe perime

200 gr qiqra të ziera

1 kastravec

1 domate

1 qepë e kuqe

1 karrotë

1 tufë majdanoz

Dresing

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë gjelle uthull

1 lugë kafe mjalt

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Shpëlajmë qiqrat presim perimet në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Karrotën e grijmë në rende nga ana e trashë. I bashkojmë të gjitha perimet në një tas të vetëm.

Përgatisim dresingun duke i përzjerer të gjithë përbërësit në një tas dhe pasi të kemi përzjerë shtojmë dressingun në tasin me perimet e prera. në fund shtojmë dhe qiqrat e kulluara, kripë, piper trazojmë mirë dhe gjithcka gati për ta shërbyer.