Sallatë me thjerrza nga zonja Vjollca

21 Qershor 2021, 10:14

Sallatë me thjerrza

Përbërësit:

250 gr thjerrza

1 qepë të kuqe mesatare

2 domate

2 speca të pjekur

1 tufë majdanoz

1/2 lëng limoni

1/2 lugë kafe kumin

kripë dhe piper të zi

Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Shpëlajmë thjerrzat dhe I vendosim në zjarr për të valuar nga momenti I zierjes, I lëmë 10-15 minuta. Presim qepën në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një tas.

Ndërkohë vendosim specat për ti pjekur në një pllakë sobe, pasi të piqen I vendosim në një tas të mbushur me celefon me qëllim që të na qërohen shpejt. Domatet I presim në ¼ dhe I pastrojmë nga lëngu dhe farat dhe vetëm tulin e tyre I presim në kubikë dhe I shtojmë në tasin e qelqit.

Majdanozin e grijmë hollë dhe e bashkojmë me qepën dhe domatet. Q ërojmë specat dhe më pas I presim dhe at në kubikë. Kullojmë thjerrzat dhe më pas I presim dhe ato në kubikë. Kullojmë thjerrzat I lëmë të ftohen pak dhe I shtojmë në tasin me perime, shtojmë lëngun e limonit, kripë, erzat,pak vaj ulliri e përziejmë dhe më pas e servirim.