Samiti ‘Normandia’ për t’i dhënë fund krizës mes Ukrainës dhe Rusisë

3 Tetor 2019, 14:21

Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania, kanë organizuar samitin ‘Normandia’, i cili do të diskutojë mbi të ashtuquajturin ‘Projekti Steinmeier’, produkt i të cilit mendohet të jetë një zgjidhja e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë në lidhje me krahinat e vetshpallura autonome të Donbas dhe Luhansk.

"Është një pikë fillimi nga e cila do të vihet në lëvizje një proces që do krijojë kushtet për një zgjidhje politike. Para së gjithash, do të ketë një ndryshim në kushtetutën e Ukrainës. Teksti është nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit, Ukraina, republikat separatiste, Federata Ruse dhe OSBE-ja” - tha personi përgjegjës për negociatat e rajonit Lugansk dhe pjesë e Grupit të Kontaktit.

Strategjia e Paqes, e hartuar nga Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, përfshin ‘hartën rrugore’ për mbajtjen e zgjedhjeve në Donbas dhe rihyrjen e separatiste në zonat nën orbitën e Kievit dhe Kremlin, e cila ishte një parakusht për organizimin e samitit.

Hapja e presidentit ukrainas është në këtë sens historik, duke marrë parasysh që presidentët e mëparshëm ukrainas kanë qënë kundër planit të paqes.

Ndoshta është shpejt të flasim për një pikë kthese, por fakti është domethënës, veçanërisht në kontekstin e një konflikti që qëndron i ngrirë për vite me rradhë, te i cili edhe një presje mund të bëjë ndryshimin.

"Sot pengesat më të mëdha për samitin janë hequr. Një moment tjetër i rëndësishëm do të jetë ligji për statusin e veçantë të Donbass që tashmë ekziston dhe është i vlefshëm deri më 31 dhjetor. Do të ketë një ligj të ri që parlamenti do ta konsultojë me të gjithë shoqërinë me të cilën do të ketë diskutim të hapur për këtë çështje."- tha Presidenti Ukrainas Zelensky.

    No videos found.