Sanduiç akullore me biskota nga zonja Albana

8 Qershor, 11:33 | Përditesimi: 8 Qershor, 11:33

Embëlsirë akullore me biskota

Përbërësit:

  • 500 gr krem qumështi
  • 1 kuti qumësht i kondensuar
  • 1 paketë biskota katrore

Përgatitja:

Rrihni kremin e qumështit derisa të bëhet një pana e butë. Shtoni qumështin e kondensuar dhe përziejeni me spatul. Mund të shtoni edhe pak biskota të thërrmuara në krem për më shumë shije. Në një tavë ose tepsi të shtruar me letër kuzhine vendosni një shtresë biskotash. Hidhni sipër kremin dhe nivelojeni mirë. Mbulojeni me një shtresë tjetër biskotash. Vendoseni në ngrirje për rreth 6 orë ose gjatë natës. Nxirreni, priteni në katrorë sipas vijave të biskotave dhe shërbejeni. Për një variant më aromatik mund të shtoni: vanilje, copëza çokollate, luleshtrydhe të grira ose pak krem lajthie në përzierje.

MC/Shqiptarja.com