Sarandë/ 35-vjeçarja u hodh nga kati i dytë me foshnjën, flet drejtori i maternitetit: Nuk ishte tentativë vetëvrasje, donte të largohej

3 Korrik 2022, 11:16

Drejtori i maternitetit të Sarandës Tajar Lako ka folur pasi një 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë i godinës bashkë me foshnjën e porsalindur. Në një intervistë, Lako shprehet se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç thoshte policia në njoftimin zyrtar, por se ishte tentativë e saj për t’u larguar nga spitali