Sardele krokante në furrë pa skuqje nga zonja Albana

16 Qershor, 11:51 | Përditesimi: 16 Qershor, 11:51

Sardele krokante në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg sardele të pastruara
  • 200 gr miell misri
  • 50 gr miell gruri
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq i ëmbël ose djegës
  • 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 limon për servirje

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 200°C. Në një tas të madh përzieni miellin e misrit, miellin e grurit, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. Shtoni sardelet pak nga pak dhe përziejini mirë që të mbulohen nga mielli me erëza. Shtroni një tavë me letër furre dhe vendosni sardelet në një shtresë të vetme. Spërkatini sipër me vaj ulliri dhe piqini për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Shërbejini të ngrohta me lëng limoni të freskët.

MC/Shqiptarja.com