'Schumacer nuk është i njëjti', neurokirurgu italian: Ish-piloti ka ndryshime në strukturë dhe organikë

21 Janar 2020, 14:14

Që prej aksidentit në dhjetor të 2013 shumë pak të dhëna janë zbuluar për gjendjen shëndetsore të Michale Schumacer, pilotit të Formula 1, që shkroi historinë me skuderinë ‘Ferrari’. Kjo për shkak të gruas së tij Corina dhe dy fëmijëve të cilët kanë kërkuar dhe janë kujdesuar në maksimum për privatësinë e pjestarit të tyre të familjes.

Por së fundmi një neurokirug italian, Niccola Acciari, me bazë në Bolonja, ka zbuluar të dhëna të rëndësishme për 51-vjeçarin, i cili ka kaluar një periudhë disa vjeçare në koma. Konkretisht Acciari për ‘Contro Copertino’ është shprehur: “Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend para aksidentit, më një strukturë organike, muskulore dhe skeletore të ndryshuar dhe të përkeqësuar.”

Sipas neurokirurgut të njohur kjo ka ardhur si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë në koma. Më herët një informacion të ngjashëm, por më të koduar e kishte dhënë edhe presidenti aktual i FIA-s Jan Todt, i cili është një nga miqtë e ngushtë të Michal Schumacer:

“Garën e Formula 1 e pashë me Michale Schumacer në shtëpinë e tij në Zvicër. Pavarësisht kësaj ai ishte në gjendje vegjetative dhe e kishte të vështirë të komunikonte.”

Pas daljes nga koma 7 herë kampioni i botës në Formula 1 vazhdon të mjekohet në shtëpinë e tij në Gjeneve të Zvicrës.