'Seanca gjyqësore u shty 90 herë' , djali i Remzi Hoxhës: Erdhi 'argatja' e Sali Berishës dhe kërkoi heqjen e akuzave për të dyshuarit

21 Tetor 2020, 22:38

"Për ta ka qenë një pengesë e ardhshme kundër regjimit serb. Është e vërtetë që kur ndodhi atentati i Gligorovit, ai kompjuteri që nxori autorin, personi ngjante me babain tim. Atentati ndaj Gligorovit është i rëndë. Berisha thotë se nuk ka pasur asnjë informacion për babain tim. Duhet ta ketë të qartë se mua nuk më intereson fare Sali Berisha dhe as zgjedhjet. Ne e kemi ngritur zërin nëpër përvjetor por edhe kur ka pasur ndonjë informacion të ri. 90 herë është shtyrë seanca gjyqësore. Erdhi Elizabeta Imeraj, argate e Sali Berishës që të tërhiqen akuzat. Ishte shok për trupin gjykues. Për ne familjarët ishte një shok. Kërkonin për dy persona aty që të mos dënohen. Personit që nuk ishte aty, Ilir Kumbaros i kërkoi 13 vjet. Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini kërkonin që të mos dënoheshin. E bën dënimin ashtu siç donin vetë. I kishin organet në dorën e tyre. Kishim dy ndjenja. E para ishte një fitore e vogël pasi u vulos se këto persona e rrëmbyen babain tonë. Këta nuk e pranojnë. Në momentin që kanë vrarë babain tim dhe kanë bërë gjithçka të mundur për të zhdukur trupin. Edhe këta kanë lënë gjurmë. Xhevat Hana, përveç dëshmitarëve që u merr dëshmitë shkon tek financat e ShIK-ut. Gjen bllokun e dietave, hoteleve, karburanteve. Në këtë mënyrë ndërton të gjitha dëshmitë. Ne kishim kontakte dhe në njëfarë mënyre ishte e çuditshme pasi dhe me ne rrinte në distancë. Në retrospektivë shihet se ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Po të kishte qenë Xhevat Hana do të kërkonte dënimin maksimal të të gjithëve. Jo si Elizabeta Imeraj që kërkoi pafajësinë e tyre. E kurdisën në mënyrë që të jepej dënimi më minimal që për ne ishte një therrje në zemër. Njerëz të shumtë thonin që këta janë emrat" - tha Hoxha.

  •